|
Shėrbimi Ligjor pėr Refugjatėt -
Shėnim informativ pėr Aplikantėt
Ēfarė ėshtė Shėrbimi Ligjor pėr Refugjatėt?
Shėrbimi ligjor pėr refugjatėt ėshtė njė zyrė e krijuar nga Bordi i Ndihmės Ligjore pėr tė ofruar shėrbime ligjore tė pavarura dhe konfidenciale pėr personat qė aplikojnė pėr azil nė Irlandė. Gjithashtu, ndihmė dhe kėshillė ligjore ofrohet edhe nė raste tė caktuara pėr ēėshtje imigracioni dhe deportimi.
Pavarėsia
Bordi i Ndihmės Ligjore ėshtė njė trup kushtetues i pavarur qė ofron shėrbime ligjore pėr ēėshtje civile.
Fshehtėsia
Shėrbimi Ligjor pėr Refugjatėt siguron njė shėrbim tė fshehtė pėr tė gjithė personat e pėrshtatshėm qė u takon.
Testi i Mjeteve
Pėr tu kualifikuar pėr shėrbimet ligjore, tė ardhurat tuaja (ndihmė financiare mė pak e sigurtė) duhet tė jenė mė pak se €18,000 pėr vit. Nėse ju jeni duke marrė vetėm pagesa tė Ndihmės Sociale, nė pėrgjithėsi ju do tė jeni tė pėrshtatshėm pėr shėrbime ligjore me kontribut minimal. Nėse jeni duke marrė furnizime direkte nga Shteti (d.m.th. akomodim dhe ushqime nė mėnyrė direkte nė vend tė pagesės tė ndihmės sociale) ju mund tė aplikoni qė ti keni disa nga kontributet tuaja tė mos merren parasysh, me zgjedhjen e Bordit tė Ndihmės Ligjore.
Sekretėsia
Shėrbimi ligjor pėr refugjatėt ofron shėrbim konfidencial pėr tė gjithė personat qė kontaktojnė me tė.
Testimi i tė Ardhurave
Nė mėnyrė qė tė kualifikoheni pėr shėrbime ligjore, tė ardhurat tuaja (duke zbritur pagesa tė caktuara) duhet tė jenė mė pak se 18000 euro nė vit. Pėr kėshillė ligjore do tė paguani vetėm njė minimum prej 10 euro. Pėr pėrfaqėsim pėrpara Tribunalit tė Apelit pėr Refugjatėt ose pėr pėrfaqėsim pėrpara Gjykatės sė Lartė (nėse ėshtė rasti) do tė paguani njė minimum prej 50 euro pėr ndihmė ligjore. Nėse keni paguar qė mė parė kontribut pėr kėshillė prej 10 euro, balanca qė duhet paguar pėr ndihmė ligjore do tė jetė 40 euro.
Personat qė marrin vetėm pagesa nga shėrbimet shoqėrore, nė pėrgjithėsi, do tė kenė tė drejtė pėr shėrbime ligjore me kontribut minimal. Personat qė marrin furnizim tė drejtpėrdrejtė nga Shteti (psh strehimi dhe ushqimi iu jepen drejtprėrdrejt, nė vend tė pagesave nga shėrbimet shoqėrore) mund tė aplikojnė qė njė pjesė e kontributit tė tyre tė hiqet, kjo mbetet nė dorė tė Bordit tė Ndihmės Ligjore.
Si mundet t'ju ndihmojė Shėrbimi i Ndihmės Ligjore?
Njė personi qė aplikon pėr shėrbime ligjore do t'i ofrohet ndihmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Ndihma do tė sigurohet nė kėtė mėnyrė:
> Ne, pėrgjithėsisht, ndihmojmė nė aplikimin pėr azil duke ju ofruar kėshillė pėrpara se tė dorėzoni pyetėsorin nė Zyrėn e Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat ose pėrpara se tė merrni pjesė nė intervistėn nė Zyrėn e Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat.
> Ne mund tė sigurojmė pėrkthyes pėr takimin tuaj me avokatin.
> Ne mund t'i dorėzojmė Zyrės sė Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat njė argumentim tė shkruar nė mbėshtetje tė kėrkesės suaj pėr azil.
> Ne mund t'ju ofrojmė pėrfaqėsim pėrpara Tribunalit tė Apelit pėr Refugjat.
> Kur statusi i refugjatit tė refuzohet, ne, pėrgjithėsisht, mund tė ndihmojmė pėr dorėzimin e aplikimeve qė bėhen nė bazė tė Ligjit tė Imigracionit 1999 dhe ēėshtjeve qė ngrihen si rrjedhojė.
> Ne mund tė asistojmė nė lidhje me urdhėrat e deportimit dhe procedurat e Rishikimeve Gjyqėsore.
Ēfarė kėrkon prej Jush Shėrbimi Ligjor pėr Refugjatėt?
Nėse bėheni klient i Shėrbimit Ligjor pėr Refugjatėt, ju duhet:
Tė na mbani gjatė gjithė kohės nė dijeni tė adresės suaj.
Tė jeni tė pranishėm nė tė gjitha takimet qė ju jepen me avokatin ose kėshilltarin nė zyrėn e Shėrbimit Ligjor pėr Refugjatėt. Kufijtė kohorė janė striktė gjatė gjithė fazave tė procesit tė azilit dhe mungesa e korrektėsisė nė takime mund tė bėjė qė Shėrbimi Ligjor pėr Refugjatėt tė mos jetė nė gjendje t'ju ofrojė shėrbim.
Ankesat
Bordi zotohet tė ofrojė shėrbim cilėsor profesional nė tė gjitha rastet dhe ka gati procedura formale pėr tė trajtuar ankesat nga azilkėrkuesit. Njė kopje e procedurės sė ankesave mund tė gjendet nė tė gjitha zyrat e Shėrbimit Ligjor pėr Refugjatėt ose nė zyrėn qendrore tė Bordit ose nė ēdo qendėr ligjore.
Mė tej, ekziston njė komitet i pavarur i veēantė i krijuar me qėllim qė tė vėzhgojė cilėsinė dhe gadishmėrine e shėrbimeve ligjore tė ofruara nga Bordi pėr azilkėrkuesit.
Komiteti Monitorues i Pavarur pėr Shėrbimin Ligjor pėr Refugjatėt mirėpret gjithė komentet dhe ėshtė i gatshėm tė ndjekė gjithė ankesat nė lidhje me shėrbimin e ofruar nga Shėrbimi Ligjor pėr Refugjatėt.
Adresat dhe numrat e tel./faks tė zyrave Tė Shėrbimit Ligjor pėr Refugjatėt
Timberlay House, 79/83 Lwr Mount St., Dublin 2
Tel falas: 1800 229222 Tel: (01) 6310800 Faks: (01) 6615011
48/49 North Brunswick Street, Georges Lane, Dublin 7
Tel falas: 1800 238343 Tel: (01) 6469600 Faks: (01) 6710200
North Quay House, Popes Quay, Cork.
Tel falas: 1800 202420 Tel: (021) 4554634 Faks: (021) 4557622
Seville House, New Dock Street, Galway
Tel falas: 1800 502400 Tel: (091) 562480 Faks: (091) 562599
Shėnim: Me numrat falas mund tė lidheni vetem nga njė telefon me linjė tokėsore ose telefonat e kabinave nė rrugė (jo nga celularėt)
Adresa e Komitetit Monitorues tė Pavarur
Secretary of the Independent Monitoring Committee, PO Box 9169 Dublin 2
Tel: (01) 6167859
|