| |
Procesi I Azilit
Procesi i azilit do tė pėrcaktojė nėse ju jeni refugjat apo jo. Nėse deklaroheni refugjat, do tė keni disa tė drejta, duke pėrfshirė tė drejtėn pėr tė jetuar nė Irlandė, tė drejtėn qė anėtarė tė caktuar tė familjes tė jetojnė me ju dhe tė drejtėn pėr tė punuar.
Formulari i Aplikimit
Ju kėrkohet tė plotėsoni njė formular aplikimi qė ju jepet nga Zyra e Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat. Tashmė, kėtė mund ta keni bėrė. Ky dokument ėshtė baza e kėrkesės suaj pėr azil dhe ka shumė rėndėsi tė tregoni me hollėsi nė dokument pėr arsyet pėrse u larguat nga vendi juaj. Mė pas, do t’ju kėrkohet ta dorėzoni formularin e aplikimit nė Zyrėn e Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat. Ėshtė e kėshillueshme qė tė regjistroheni nė Shėrbimin Ligjor pėr Refugjatėt pėrpara se ta plotėsoni kėtė pyetėsor. Nėse Zyra e Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat beson se ju keni aplikuar mė parė pėr azil nė njė shtet tjetėr tė Bashkimit Evropian, ajo do tė kėrkojė qė autoritetet e atij shteti tė konfirmojnė nėse kanė tė regjistruar apo jo njė person me shenjat tuaja tė gishtėrinjve. Nėse gjenden njė palė shenjash gishtėrinjsh qė korrespondojnė me tuajat, ka mundėsi qė tė tentojnė t’ju transferojnė nė atė shtet, pa e shqyrtuar kėrkesėn tuaj pėr azil. Do t’ju jepet mundėsia pėr tė apeluar, nėse vjen kjo situatė.
Intervista
Kur Zyra e Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat tė jetė gati pėr t’u marrė me aplikimin tuaj, ajo do t’ju thėrrasė pėr intervistė. Ju do tė intervistoheni dhe, nėse ėshtė e nevojshme, duhet tė jetė i pranishėm njė pėrkthyes. Intervistuesi do tė bėjė pyetje nė bazė tė informacionit qė gjendet nė formularin e aplikimit tuaj. Sėrish, ėshtė me rėndėsi qė ju tė bėni njė pėrshkrim tė tėrėsishėm tė arsyeve pėr tė cilat latė vendin tuaj dhe pėr tė cilat nuk mund tė ktheheni atje. Informacioni qė lihet jashtė formularit tė aplikimit ose intervistės nuk mund tė merret parasysh nga Komisioneri i Aplikimeve pėr Refugjat kur tė merret vendimi nėse ju duhet tė deklaroheni refugjat apo jo. Ėshtė jetike qė ju tė tregoni historinė e plotė, nė vend qė tė prisni t’ju pyesė intervistuesi. Nė fund tė intervistės, shėnimet e intervistės do t’ju lexohen dhe do t’ju kėrkohet t’i nėnshkruani pėr tė konfirmuar qė janė tė sakta. Juve do t’ju jepet njė kopje e intervistės dhe do t’ju rekomandonim qė t’i jepni menjėherė njė kopje Shėrbimit Ligjor pėr Refugjatėt. Pas intervistės, keni shtatė ditė pune kohė pėr t’i dorėzuar Zyrės sė Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat deklarata tė mėtejshme me shkrim, nėse dėshironi. Intervistuesi mund t’ju kėrkojė qė, brenda njė afati kohor tė caktuar, tė paraqisni dokumenta ose informacione. Ēdo dokument qė mund tė siguroni nė mbėshtetje tė kėrkesės suaj pėr azil mund tė jetė njė ndihmė e madhe.
Vendimi i Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat
Pas shtatė ditė pune, Komisioneri i Aplikimeve pėr Refugjat do tė marrė vendimin nėse tė rekomandojė qė ju tė deklaroheni refugjat. Gjatė marrjes sė kėtij vendimi, Komisioneri i Aplikimeve pėr Refugjat merr nė konsideratė pėrkufizimin e refugjatit.
Neni 2 i Ligjit tė Refugjatit 1996 parashikon qė refugjat ėshtė:
“Njė person i cili, nė sajė tė frikės sė bazuar se persekutohet pėr arsye tė racės, fesė, kombėsisė, anėtarėsisė nė njė grup shoqėror tė caktuar ose opinionit politik, ėshtė jashtė shtetit tė vet dhe nuk ėshtė nė gjendje, ose, pėr shkak tė kėsaj frike, nuk do tė pėrfitojė nga mbrojtja e atij shteti.
Nėse Komisioneri i Aplikimeve pėr Refugjat rekomandon qė ju tė deklaroheni refugjat, kjo do t’ju thuhet nė letėr. Pastaj, duhet t’ju vijė letėr nga Ministria e Drejtėsisė, Barazisė dhe Reformės Ligjore qė ju tregon tė drejtat tuaja. Nėse vendimi ėshtė negativ, edhe kjo do t’ju thuhet nė letėr dhe do tė keni ose dhjetė (10) ose pesėmbėdhjetė (15) ditė pune kohė qė nga data e letrės pėr tė apeluar, nėse doni ta bėni kėtė. Do tė keni dhjetė ditė pune kohė nėse ēėshtja juaj ėshtė dukshėm e pabazuar. Nė rast tė kundėrt, do tė veprojė kufiri kohor prej 15 ditė pune. Kėta janė kufij kohorė striktė. Nėse merrni njė letėr refuzimi nga Zyra e Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat, duhet tė kontaktoni menjėherė Shėrbimin Ligjor pėr Refugjatėt.
Apeli nė Tribunalin e Apelit pėr Refugjatėt
Nėse apeloni dhe kėrkoni njė seancė gojore, kjo seancė do tė mbahet pėrpara Tribunalit tė Apelit pėr Refugjatėt. Seanca gojore nuk do t’ju ofrohet nėse Komisioneri i Aplikimeve pėr Refugjat ka vendosur qė ēėshtja juaj ėshtė dukshėm e pabazuar. Nėse kjo ndodh, apeli juaj do tė vendoset nė bazė tė dokumentave qė do t’i dėrgohen Tribunalit nė emrin tuaj. Apeli gojor ėshtė ndryshe nga intervista me Zyrėn e Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat. Nė vend qė tė intervistoheni, fillimisht, ju do tė merreni nė pyetje nga kėshilltari juaj ligjor dhe, mė pas, do tė merreni nė pyetje nga njė pėrfaqėsues i Zyrės sė Komisionerit tė Aplikimeve pėr Refugjat. Anėtari i Tribunalit tė Apelit pėr Refugjatėt, qė ėshtė personi qė dėgjon apelin dhe qė merr vendimin, gjithashtu mund t’ju marrė nė pyetje.
Vendimi i Tribunalit tė Apelit pėr Refugjatėt
Anėtari i Tribunalit tė Apelit pėr Refugjatėt normalisht do tė lėshojė vendimin brenda disa javėve qė nga data e seancės. Vendimi do tė jetė ose tė rekomandohet qė ju tė jeni refugjat, ose jo. Nėse vendimi i Tribunalit tė Apelit pėr Refugjatėt ėshtė pozitiv, kjo do t’ju thuhet nė letėr. Po ashtu, do t’ju vijė njė letėr nga Ministria e Drejtėsisė, Barazisė dhe Reformės Ligjore qė t’ju informojė pėr tė drejtat tuaja. Nėse vendimi ėshtė refuzim, Tribunali i Apelit pėr Refugjat do t’ju njoftojė pėr kėtė nė letėr.
Refuzimi i Statusit tė Refugjatit
Nėse ju ėshtė refuzuar statusi i refugjatit pas apelit dhe ky vendim nuk mund tė kundėrshtohet, ka tė ngjarė qė t’ju vijė njė letėr nga Ministria e Drejtėsisė, Barazisė dhe Reformės Ligjore pėr t’ju thėnė se Ministri ka ndėrmend t’ju kthejė mbrapsht. Do t’ju jepen tre mundėsi, qė janė:
1. T’i paraqisni Ministrit brenda pesė ditėsh pune arsyet qė sqarojnė pėrse duhet t’ju lejohet juve tė qėndroni nė kėtė shtet;
2. Tė largoheni nga ky shtet pėrpara se Ministri tė vendosė mbi kėtė ēėshtje dhe tė informoni Ministrin me shkrim pėr masat qė keni marrė pėr kėtė qėllim;
3. Tė bini dakort pėr marrjen e urdhėrit tė deportimit brenda 15 ditė pune.
Ekziston njė kufi kohor strikt prej 15 ditė pune brenda tė cilit duhet bėrė aplikimi pėr leje qėndrimi.
Urdhėri i Deportimit
Nėse nuk deklaroheni refugjat, ose nuk ju jepet leje qėndrimi ose nuk zgjidhni tė riatdhesoheni vullnetarisht do t’ju jepet njė Urdhėr Deportimi. Nėse ju ėshtė dhėnė njė urdhėr deportimi, nė tė ardhmen mund tė keni probleme nėse tentoni tė hyni nė ndonjė shtet anėtar tė BE.
|
|